RAT & Decentralizimi

Reforma Administrativo-Territoriale

Reforma Administrativo-Territoriale është një prioritet kyç i Aleancës për Shqipërinë Evropiane që synohet të kryhet deri në zgjedhjet vendore të vitit 2015. Reforma do të kontribuojë në qëllimet strategjike për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe fuqizimin e qeverisjes vendore. Kuvendi do të udhëheqë këtë reform dhe Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore në emër të Qeverisë do ta mbështesë zbatimin e kësaj reforme nëpërmjet një proçesi pjesëmarrës dhe gjithëpërfshirës në përputhje me kuadrin ligjor shqiptar dhe atë ndërkombëtar, si dhe me praktikat më të mira ndërkombëtare.

 

Reforma mbështetet gjerësisht nga opinioni publik, shoqatat e të zgjedhurve vendor, shoqatat e biznesit dhe nga komuniteti ndërkombëtar që është angazhuar me mjete financiare për zbatimin e reformës nëpërmjet projektit STAR.

Më shumë informacione në lidhje me reformën mund të gjeni në faqen e internetit www.reformaterritoriale.al

 

Strategjia e re e Decentralizimit

Vizioni strategjik i fuqizimit të qeverisjes vendore dhe thellimit të decentralizimit do të përmbushet nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të strategjisë së re të decentralizimit. Kjo strategji do të jetë një instrument që do të zhvillohet paralelisht dhe në komplementaritet të plotë me hartimin dhe zbatimin e reformës administrative-territoriale. Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore në bashkëpunim me USAID dhe me organizata të tjera ndërkombëtare si dhe me të gjitha subjektet dhe grupet e interesuara do të nisin punën për hartimin e strategjisë brenda muajit shkurt 2014.

Dokumentet e bashkangjitur
Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, shpalli për konsultim publik Raportin fillestar të Projektit STAR 2 “ Mbështetje për reformën(...) 16-05-2017