Postuar më: 30 Mars 2017

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Z. Eduard Shalsi organizon tryezën e konsultimit mbi infrastrukturën kombëtare të të dhënave gjeohapsinore

Tiranë, 30 Mars 2017 Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore organizoi sot një tryezë konsultimi  me përfaqësues nga institucione qendrore përgjegjëse për zbatimin e politikës kombëtare për infrastrukturën e informacionit gjeohapsinor dhe shoqërisë së informacionit si ASIG dhe AKSHI.

Në tryezë qenë të pranishëm përfaqësues të institucioneve të tjera qendrore si Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Prefekti i Tiranës. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e pushtetit vendor nga Bashkia Fier dhe Bashkia Tiranë evidentuan problematikën e hasur me lëshimin e akteve të marrjes së tokës në pronësi dhe nevojën për  standardizimin e informacionit gjeohapsinor si element kyç në përmirësimin e menaxhimit të tokës.

Ministri Shalsi theksoi rëndësinë madhore të bashkëpunimit ndër institucional si dhe atë mes qeverisjes qendrore dhe asaj vendore në kuadër të rritjes së efiçencës në shërbim të qytetarëve dhe ofrimin e një kuadri të unifikuar në nivel kombëtar për ndërtimin, administrimin dhe përditësimin e informacionit gjeohapsinor.