Postuar më: 28 Mars 2017

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore dhe Delegacioni i BE organizojnë workshopin mbi rolin e aktorëve vendor në zhvillimin e turizmit

Berat, 28 mars 2017, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore në bashkëpunim me Instrumentin Evropian të Asistencës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit (TAIEX) organizuan workshop-in mbi rolin e autoriteteve vendore në turizëm dhe zhvillimin ekonomik vendor, i mbajtur në qytetin e Beratit. Mbi 70 pjesëmarrës nga bashkitë e vendit si dhe ministritë e linjës ndanë së bashku me ekspertët Kroat dhe Spanjoll raste konkrete të transformimit të burimeve lokale në produkte reale turizmi. Ndër të tjera, ekspertët e huaj sollën eksperienca nga zhvillimi i turizmit industrial si një model për stimulimin e turizmit mes vizitave në objekte të prodhimit industrial. Ministri Shalsi në fjalën e tij theksoi potencialin e madh të sektorit të turizmit në Shqipëri si dhe rolin kyç që luan qeverisja vendore si në krijimin e sinergjive me politika të tjera si zhvillimi urban, transporti, energjia dhe mjedisi. Ministri Shalsi shprehu gjithashtu mirënjohjen për Delegacionin e Bashkimit Evropian për mbështetjen e vazhduar në fushën e qeverisjes vendore.