Postuar më: 12 Janar 2017

Mbledhja e parë e Komitetit Drejtues të Projektit të Binjakëzimit Kundër Korrupsionit

Është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit Drejtues të Projektit të Binjakëzimit Kundër Korrupsionit që bashkoi në një tryezë përfaqësues të  lartë nga institucionet qendrore e të pavarura publike, delegacionit të Bashkimit Europian dhe parnterët gjermanë dhe austriakë të  projektit të binjakëzimit.

Në takim u diskutuan arritjet dhe rezultatet e deritanishme të projektit të përmbledhura në raportin e parë tremujor të projektit, shtator-dhjetor 2016, ku përfshihet  zyra e Koordinatorit Kombëtar Kundër Korrupsionit, mbështetja e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në kuadër të ligjit për konfliktin e interesit dhe atij për deklarimin e pasurive.

Në takim u diksutua  edhe për mbështetjen për Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale  dhe bashkëpunimi mes Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe organeve ligjzbatuese në vend.

Të gjitha këto elementë përfshihen në tetë komponentët kryesorë të projektit që ka hyrë në fazën e plotë të zbatimit të tij.

Përmes Projektit të Binjakëzimit Kundër Korrupsionit 5 institucione shqiptare do asistohen  nga institucionet homologe të dy shteteve anëtare të BE-së, Gjermanisë e Austrisë në luftën ndaj korrupsionit.

Projekti i realizuar falë mbështetjes së BE,  me një financim prej 3 milionë euro  parashikon 44 ekspertë gjermanë dhe austriakë të asistojnë për një periudhë 30 mujore institucionet shqiptare në forcimin e politikave dhe burimeve njerëzore për luftën ndaj korrupsionit.