Postuar më: 23 Dhjetor 2014

Fjala e Ministrit për Çështjet Vendore në Korçë për zbatimin e reformës territoriale

Mirë se ju gjej dhe mirëseerdhët në këtë takim, ku do të flasim për arritjet e deritanishme të reformës administrativo-territoriale dhe stadet e reja që na presin në vitin e ri 2015 që hyn për pak ditë.

Arsyeja që vij sot në Korçë, është se korçarët qenë nder mbështetësit me të vendosur të kësaj reformë, që kur ne e nisëm atë. Këtë e pasqyrojnë si sondazhet, ashtu edhe konsultimet e organizuara me ju. Me emancipimin tuaj, ju kuptuat ndër të parët se reforma duhej bërë sa më shpejt dhe duhej te ishte sa më e thellë. Harta territoriale qe ju sugjeruat kishte madje më pak bashki se sa ajo që miratoi Kuvendi në korrik të këtij viti. Për këtë vizion tuajin, qytetari’ dhe emanacipim, por edhe për mbështetjen që na ofruat që në fillim, une vij sot t’ju shpreh mirënjohjen time (dhe të koalicionit parlamentar që si rrallë here me 88 vota miratoi ligjin 115/2014 për ndarjen e re administratiovo-territoriale).

Vizioni i Korcës dhe vizioni yne si Qeveri për kete reformë është ne fakt vizioni i shumices se shqiptareve. Për plot 11 muaj, Qeveria dhe shumica parlamentare ofroi mundësi konkrete që Pakica gjithashtu të behej pjese e ketij vizioni, duke ushtruar rolin e saj të rëndësishëm vendimarrës. Mazhoranca i dha Opozitës te drejten e vetos në Komisionin e Përkohshëm Parlamentar për reformen, por ajo zgjodhi ta humbiste këtë shans per të qenë aktor i barabartë vendimarrës në këtë proces historik.

Përpara interesit të qytetarëve për shërbime më të mira vendore, per investime harmonike në qytet dhe në fshat, ajo zgjodhi vecimin, për shkak të interesave të vogla elektorale. A i keni degjuar? Askush prej tyre nuk flet për qyetarët dhe shërbimet që ata meritojnë të marrin; Askush prej tyre nuk merr mundimin te sugjerojë sikur edhe një shërbim më shumë qe i duhet servirur banorëve me patjeter në kuadër të Reformës; Secili prej tyre e ka hallin te zonat respektive elektorale. Por nuk do ndalem sot, as nesër tek “interest e vogla” të deputetëve por tek interesat e mëdha të qytetarëve.  

Një javë më parë, edhe Gjykata Kushtetuese provoi dhe vulosi përfundimisht ligjshmërinë e vizionit tonë mbi reformën territoriale, teksa hodhi poshtë prerazi pretendimet e rreme te pakicës parlamentare.  Besoj dhe uroj, qe pas kësaj, opozita do ta gjejë rrugën për të ofruar edhe ajo kontributet e saj të qenësishme në ketë proces qe ka hyrë tashmë në një fazë të re, në mënyrë që Shqipëria të ketë një pushtet vendor efikas dhe me mundësi reale për të përmirësuar (dhe begatuar) jetën e qytetarëve.

Pavaresisht nëse pakica i bashkohet ose jo rrugëtimit tonë, Unë ju them sot se të gjithë ata që duhet të flisnin, folën, dhe thanë një “PO” të fortë për Reformën! Kjo na motivon 100% dhe ne si Qeveri na shtyn përpara më energjikisht se sa kur e filluam këtë proces një vit më parë.  

Vizioni i Korcës dhe vizioni ynë si Qeveri per këtë Reformë është në fakt edhe vizioni i partnereve më të rëndësishëm ndërkombëtarë që ndihmojnë Shqiperinë në rrugën e saj drejt modernizimit. Ata po japin kontribute shume të rëndësishme që Reforma të kurorëzohet me sukses dhe që zgjedhjet e reja të prodhojnë 61 bashki moderne, efikase dhe që të garantojnë shërbimet e duhura dhe cilësore për banorët, njësoj si ne qytet ashtu edhe në fshat. Kjo sepse ata besojne se fuqizimi i bashkive është i domosdoshëm dhe një premisë e sigurtë për të shpejtuar integrimin tonë në BE. 

Asnjëherë me parë, nuk janë bërë bashkë kaq shumë qyterarë, institucione qendrore kushtetuese, organe të pushtetit vendor, partnerë ndërkombëtarë e donatorë të rëndesishëm për të mbështëtur vizionin tonë për këtë Reformë Historike. Për këtë unë i falenderoj publikisht të gjithë pa përjashtim, këtu para jush...

***

Per pak ditë mbyllim këtë vit të ngjeshur me punë dhe arritje; për pak ditë hyjmë gjithashtu në një vit të ri me sfida edhe më të mëdha. 2015 do jetë një vit zgjedhor për organet e reja të pushtetit vendor. Dëshiroj t’ju informoj sot edhe mbi hapat që janë duke u ndërmarrë për implementimin e reformës.                                                                                                         

Ne kemi nisur tashme pilotimin e modelit te bashkimit të komunave në bashkitë e reja që do të dalin pas zgjedhjeve të ardhshme vendore. Ky model po implementohet në dy bashki, Pogradec dhe Ura Vajgurore, për vetë specifikat që ato mbartin, dhe që janë të ngjashme për pjesën më të konsiderueshme te bashkive të reja që krijohen pas zgjedhjeve.

Aktualisht punohet për inventarizimin dhe konsolidimin e financave të njësive që bashkohen, invetarizimin e aseteve fikse, pronave nën administrim, etj. Po vlerësohen modelet më efikase për admistrimin e ujësjellsave si dhe shërbimeve të tjera me një impakt të rëndësishëm në jetën e qytetarëve. Për të realizuar këtë proces kompleks, kemi kontraktuar një nga kompanitë më të mira në botë në fushën e financave dhe këshillimit menaxherjal – KPMG.

Në përfundim të kësaj faze pilotimi, do të kemi gati metodologjinë e cila do të përbëjë bazën për shkrirjen e ish komunave në vetëm 61 Bashki si dhe konsolidimin e tyre pas zgjedhjeve vendore.

Pas zgjedhjeve, kryetarët e sapozgjedhur të 61 bashkive do të kenë në duar nje manual te detajuar, me orientime të sakta mbi menaxhimin e financave vendore, të burimeve njerëzore ashtu edhe mbi përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit, për një qeverisje vendore moderne, eficiente, dhe të hapur, që vepron në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe reflekton praktikat më të mira europiane.

Me zbatimin e reformës territorial, bashkitë e reja do të kenë më shumë burime financiare, njerëzore dhe teknike. Ajo që do të bëjmë ne para zgjedhjeve të 2015-ës, është trajnime intensive i stafeve vendore për të rritur kapacitet e tyre dhe për të qenë në lartësinë e sfidave të reja. Detyrat e çdo drejtorie apo departamenti në bashki do rivleresohen dhe detajohen.

Per me shume, ne synojmë të ngremë një “zyrë mbështetëse” për 61 bashkitë e reja për te ofruar asistencë teknike në fushat ku mund të hasen me shume sfida gjatë ushtrimit praktik te mandatit të parë të bashkive të reja.

Përmes asistencës së partnerëve ndërkombëtarë dhe projektit STAR që ka mbështetur këtë reformë, do dizenjojmë edhe profilet e reja socio-ekonomike të 61 bashkive. Profilet do të harmonizohen me stategjitë kombëtare dhe do të synojnë thithjen e investimeve, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social në kontekstin e zonave funksionale, një koncept i ri zhvillimor, i provuar tashmë i suksesshëm në vende me përvojë të gjatë decentralizimi.  

Me krijimin e 61 bashkive të reja do të nisë edhe procesi kompleks i saktësimit të koordinatave gjeografike të kufijve te tyre. Për herë të parë bashkitë do kenë mundësi të shënojnë me saktësi milimetrike territorin që kanë në administrim, duke i dhënë kështu fund një herë e mirë mbivendosjeve apo “tokave të askujt”.

Qeveria eshte e vendosur t’i përmbushë përgjegjësitë e saj ndaj pushtetit vendor me përgjegjsi maksimale, pa bërë asnjë dallim politik, pasi kjo i vlen në rradhë të parë qytetarëve.

Në mbyllje, dëshiroj edhe njëherë të theksoj se kjo reformë përfaqëson inxhinierinë më të thellë të institucioneve publike të ndërmarrë që pas miratimit të Kushtetutës së 1998-ës. Prandaj kjo është një Reformë Historike. Modeli që po implementojmë, do të përcaktoje mjedisin ku ushtron funksionet qeverisja vendore jo vetëm për vitin 2015 që vjen për pak ditë, por edhe për shumë vite të tjera më pas. Le të jetë 2015 viti i kurorëzimt me sukses të Reformës Territoriale si për Korçën ashtu dhe për të gjithë Shqipërinë.