Postuar më: 08 Korrik 2014

KLD-ja i jep shuplakën e rradhës reformave të nisura për luftën kundër korrupsionit në gjyqësor

Deklaratë për media, Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, njëkohësisht Koordinatorit Kombëtar në Luftën Kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi:

Tiranë, 8 korrik 2014 - Dje, në Shqipërinë tashmë kandidate për në BE dhe ndërkohë që e gjithë shoqëria e partnerët ndërkombëtarë presin me padurim rezultate konkrete në përmirësime rrënjësore në sistemin e drejtësisë, përpjekja e Ministrit të Drejtësisë për të luftuar korrupsionin ka marrë shuplakën e radhës nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Qeveria dhe Kryeministri mbështesin plotësisht deklaratën e Ministrit të Drejtësisë, si edhe çdo veprim që ai do të ndërmarrë për të çuar deri në fund luftën kundër korrupsionit në drejtësi.

Në të njëjtën kohë, Qeveria shqiptare i bashkohet thirrjeve të Ministrit Nasip Naço drejtuar Parlamentit shqiptar dhe deputetëve për të marrë një vendim se çfarë ata do të bëjnë me përfaqësuesit e tyre në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, në kushtet e vendimmarrjes së paprecedentë që ndodhi dje në mbledhjen e radhës së KLD-së.

Faleminderit!