Video

Një zyrë - shumë shërbime
17 Qershor 2015

Si do të funksionojnë zyrat e shërbimeve me një ndalesë me zbatimin e reformës territoriale dhe krijimin e 61 bashkive te reja?

Eshtë garantuar me ligj që shërbimet të ofrohen në komunat e ekzistuese, të cilat do të funksionojnë si njësi administrative.


Brenda tyre do të shërbejnë zyrat me një ndalesë (“One Stop Shop”) ku çdo banor i bashkisë së re, nëse banon në periferi apo në qendër, do të ketë akses të barabartë në shërbime moderne dhe cilësore.