Eduard Shalsi

Minister

Eduard Shalsi

Z. Eduard Shalsi, ka lindur në qytetin e Korçës, në vitin 1968. Ai është i martuar me znj. Eranda Shalsi dhe ka 2 fëmijë, Patrikun dhe Samuelin.

Ka përfunduar studimet universitare në vitin 1990 në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në degën Biologji – Kimi në Tiranë dhe ka punuar fillimisht si arsimtar në shkolla të ndryshme të Tiranës.

Pas një largimi 3 vjeçar nga Shqipëria fillon punën në të parën banke private në Shqipëri, Tirana Bank. Punon pranë departamenteve të ndryshme si ai i depozitave, import-eksportit, kredisë, etj. dhe pasi pajiset me certifikata të shumta ndërmjet të cilave edhe me Trajner në ekonominë bankare nga Bankakademie Ndërkombëtare Gjermani & ISAB Shqipëri ngjitet në nivelet e larta të menaxhimit deri në vitin 2003.

Më pas emërohet si Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë shtetërore shqiptare të sigurimeve Insig sha. dhe brenda një periudhe të shkurtër kohore pasi fillon një reformë të thellë strukturore për modernizimin dhe përmirësimin e të dhënave financiare, bën të mundur zgjerimin e aktivitetit të kompanisë në Maqedoni, si dhe tërheq si investitorë me 40 % respektivisht Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankën Botërore.

Në vitin 2004 i bashkëngjitet ekipit të Edi Ramës në Bashkinë e suksesshme të Tiranës, fillimisht si shef kabineti i Kryebashkiakut dhe më pas si nënkryetar i Bashkisë, periudhë gjatë të cilës udhëhoqi disa projekte me rëndësi për kryeqytetin.

Është zgjedhur deputet në qarkun e Tiranës në vitin 2009 dhe ka marrë pjesë aktive në jetën parlamentare. Rizgjidhet deputet në zgjedhjet e 2013 por kësaj here në qarkun e Beratit. Ai ka shërbyer si Kryetar i Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, nënkryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, anëtar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, anëtar i Komisionit të Asocim-Stabilizimit BE-Shqipëri.

Zotëron gjuhën angleze, italiane dhe greke.

Gjithashtu z. Shalsi është zgjedhur edhe President i Federatës Shqiptare të Shahut