Programi Transparencës

PROGRAMI I TRANSPARENCËS

PËR

MINISTRIN E SHTETIT PËR ÇËSHTJET VENDORE

 

I. HYRJE

 

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. AP-ja do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.ceshtjetvendore.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut.  Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

 

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

 

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore janë:

-“E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.

-Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

-Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore dhe përkatësisht: VKM-ja nr. 1012 datë 22.11.2013 “Për miratimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore”, ligji nr.115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.

-Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.

-Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).

-Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.

-Informacioni publik  pa kërkesë duhet të jetë:  

  • i plotë;
  • i saktë;
  • i përditësuar;
  • i thjeshtë në konsultim;
  • i kuptueshëm;
  • lehtësisht i aksesueshëm;
  • i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

 

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.ceshtjetvendore.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

- Strukturën organizative të autoritetit publik;

- Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;

- Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;

- Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;

- Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime; 

- Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit; 

- Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara; 

- Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë:  listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;

- Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;

- Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;

- Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;

- Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore.

 

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

 

IV. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË MINISTRIN E SHTETIT PËR ÇËSHTJET VENDORE

 

Kategoritë e informacionit publik  pa kërkesë

Baza ligjore

Dokumenti/Përmbajtja

Afati kohor për publikim

Mënyra e publikimit

Struktura përgjegjëse

Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik.

Neni 7/1/a/d

Struktura  organizative

 

CV Ministri

 

 

Kabineti

 

Struktura e pagave

 

 

VKM mbi funksionet dhe detyrat e Kabinetit të Ministrit

 

VKM nr. 1012 datë 22.11.2013 “Për miratimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore”

Menjëherë pas botimit në fletore zyrtare

Menjëherë pas dekretimit të Ministrit

Menjëherë pas Urdhrit të emërimit

Menjëherë pas Urdhrit mbi ndryshimin e strukturës së Kryeministrisë

Menjëherë pas botimit në fletore zyrtare

 

Menjëherë pas botimit në fletore zyrtare

 

 

 

Ne faqen zyrtare ne menune "Ministria" por edhe ne linket ne kolonen 3 te programit te transparences

Koordinatori;

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore

Akte ndërkombëtare

ligje;

akte nën ligjore;

dokument politikash;

dokument tjetër.

Neni 7/1/b

 

 

 

 

 

 

 

1. Ligje

Ligji nr. 115/2014

Ligji nr. 60/2014

Ligji nr. 30/2015

Ligji nr. 139/2015

Ligji nr. 60/2016

 

2. Vendime

VKM nr. 1012 datë 22.11.2013

VKM nr. 816 datë 16.11.2016

VKM nr. 247 datë 20.03.2015

VKM nr. 691 datë 29.07.2015


3. Konventa / Legjislacion ndërkombëtar

Konventa Penale e Korrupsionit dhe Protokollit Shtesë

Konventa e OKB-së kundërr Korrupsionit

Konventa Civile e Korrupsionit


4. Rregullore 

Rregullore mbi funksionimin e portalit Stopkorrupsionit.al



5. Strategji

Strategjia Ndersektoriale kunder korrupsionit 2015-2020 dhe Plani i Veprimit 2015-2017

Intersectoral Strategy against Corruption 2015-2020

Action Plan 2015-2017 of the Intersectoral Strategy against Corruption 2015-2020

Strategjia Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore

National Crosscutting Strategy for Decentralisation and Local Governance

 

6. Raporte Monitorimi

Raport Vjetor 2015 mbi Monitorimin dhe zbatimin e Strategjia Ndersektoriale kunder Korrupsionit

Annual Monitoring Report 2015 on the Implementation of the Intersectoral Strategy against Corruption 2015-2020

Raport 6-mujori I 2016 mbi Monitorimin dhe zbatimin e Strategjia Ndersektoriale kunder Korrupsionit

2nd Monitoring Report (1st semester 2016) on the Implementation of the Intersectoral Strategy against Corruption 2015-2020

Raport 6-mujori II 2016 mbi Monitorimin dhe zbatimin e Strategjia Ndersektoriale kunder Korrupsionit

Raporti i Monitorimit të Strategjisë Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore Korrik 2015 - Gusht 2016

 

7. Memorandume Bashkëpunimi

- ILDKPKI

- Prokuroria e Përgjithshme

- IRCA

- ILDKPKI & Partners Albania

 

8. Programi analitik i projektakteve

       2015

       2016

       2017

 

9. Reforma administrative territoriale

     - Dokumente

     - Broshura

1. Menjëherë pas botimit në fletore zyrtare

 

 

2. Menjëherë pas botimit në fletore zyrtare

 

 

3. Menjëherë pas botimit në fletore zyrtare

 

 

4. Menjëherë pas miratimit te Urdhrit nga Kryeministri

 

 

5. Menjëherë pas botimit në fletore zyrtare

 

 

6. Menjehere pas miratimit te Raportit te Monitorimit ne mbledhjen e rradhes se IPMG-se

 

 

7. Menjehere pas nenshkrimit te memorandumit nga te gjitha palet e perfshira ne te

 

 

 

8. Menjëherë pas botimit në fletore zyrtare

 

 

 

9. Menjehere pas perfundimit te ketyre dokumenteve dhe broshurave

Ne faqen zyrtare ne menune "Legjislacioni"  dhe "Prioritetet" por edhe ne linket ne kolonen 3 te programit te transparences

Koordinatori;

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,

adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat

e ankimit të vendimit përkatës.

Neni 7/1/c/g

Format kërkese;

Shkresë zyrtare;

Tel:  +355 42 277455

Adresa: Blv "Dëshmorët e Kombit" Këshilli i Ministrave, Tiranë, Shqipëri

e-mail në adresën:

mcv.ministri@ceshtjet

vendore.gov.al

Pas miratimit te programit te transparences

 

Menjehere ne rast ndryshimesh

Ne faqen zyrtare ne menune "Koordinatori" por edhe ne linket ne kolonen 3 te programit te transparences

Koordinatori;

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik,

orarin e punës,

emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit.

 

Neni7/1/ç

Adresa: Blv "Dëshmorët e Kombit" Këshilli i Ministrave, Tiranë, Shqipëri

Orari: E hënë - E enjte 08.00 - 16.30

E premte 08.00 - 14.00

Lorena Pullumbi -Koordinatori për të drejtën e informimit

Pas miratimit te urdhrit te caktimit te koordinatorit

Ne faqen zyrtare ne menune "Koordinatori" por edhe ne linket ne kolonen 3 te programit te transparences

Koordinatori;

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore

Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.

 

Neni 7/1/d

 

Urdhër Emërimi

Ministri

Drejtor Kabineti

Keshilltar

Keshilltar

Menjëherë pas firmosjes së aktit të emërimit

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore dhe Kabineti i tij jane funksionare politike, pra nuk ka procedure te zgjedhjes se tyre

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore

Mekanizmat monitorues;

raporte  auditi;

dokumentet me tregues performance

 

Neni7/1/

dh

1. Raportet e monitorimit te Strategjive

 

Raport Vjetor 2015 mbi Monitorimin dhe zbatimin e Strategjia Ndersektoriale kunder Korrupsionit

Annual Monitoring Report 2015 on the Implementation of the Intersectoral Strategy against Corruption 2015-2020

Raport 6-mujori I 2016 mbi Monitorimin dhe zbatimin e Strategjia Ndersektoriale kunder Korrupsionit

2nd Monitoring Report (1st semester 2016) on the Implementation of the Intersectoral Strategy against Corruption 2015-2020

Raport 6-mujori II 2016 mbi Monitorimin dhe zbatimin e Strategjia Ndersektoriale kunder Korrupsionit

Raporti i Monitorimit të Strategjisë Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore Korrik 2015 - Gusht 2016

 

 

2. Raportet e Vleresimit te GRECO

 

3. Funksionon brenda strukturës së Kyreministrisë si Ministër Shteti, pra nuk ka raporte auditi.

4. Plani operacional i punes 2013 - 2017

1. Menjehere pas miratimit te Raportit te Monitorimit ne mbledhjen e rradhes se IPMG-se

2. Menjehere pas publikimit te raportit nga GRECO

3. Funksionon brenda strukturës së Kyreministrisë si Ministër Shteti, pra nuk ka raporte auditi.

4. Menjehere pas dorezimit te planit ne Kryeministri

1. Ne faqen zyrtare ne nen/menune "Lufta kunder korrupsionit" dhe "RAT & Decentralizimi" por edhe ne linket ne kolonen 3 te programit te transparences

2. Ne faqen zyrtare ne nen/menune "Raportet e Vleresimit GRECO" por edhe ne linket ne kolonen 3 te programit te transparences

2. Funksionon brenda strukturës së Kyreministrisë si Ministër Shteti, pra nuk ka raporte auditi.

3. Linku ne kolonen 3 te programit te transparences

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore

Buxheti

Neni 7/1/e

Funksionon brenda strukturës së Kyreministrisë si Ministër Shteti pra nuk ka buxhet

Funksionon brenda strukturës së Kyreministrisë si Ministër Shteti pra nuk ka buxhet

Funksionon brenda strukturës së Kyreministrisë si Ministër Shteti pra nuk ka buxhet

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore

Informacion për procedurat e prokurimit.

Neni 7/1/ë

Funksionon brenda strukturës së Kyreministrisë si Ministër Shteti, duke qene se nuk disponon buxhet nuk kryen as procedura prokurimi

Funksionon brenda strukturës së Kyreministrisë si Ministër Shteti, duke qene se nuk disponon buxhet nuk kryen as procedura prokurimi

Funksionon brenda strukturës së Kyreministrisë si Ministër Shteti, duke qene se nuk disponon buxhet nuk kryen as procedura prokurimi

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore

Shërbimet e autoritetit për publikun.

Neni

7/1/f

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore nuk ofron shërbime për publikun

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore nuk ofron shërbime për publikun

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore nuk ofron shërbime për publikun

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore

Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj.

Neni 7/1/gj

Zbatimi i Ligjit për Njoftimin dhe Konsultimin Publik

 

www.e-albania.al

Pas nenshkrimit te relacionit shoqerues

Ne faqen zyrtare ne nen/menune "Konsultimi Publik" por edhe ne linket ne kolonen 3 te programit te transparences

Koordinatori;

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore

Mbajtja e dokumentacionit nga MSHCV

Neni 7/1/h

Protokolli i Ministrit te Shtetit për Çështjet Vendore menaxhohet nga zyra e protokollit te Kryeministrise

Pas miratimit te dokumenteve nga Ministri

Ne faqen zyrtare www.ceshtjetvendore.gov.al

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8

të këtij ligjit nr.119/2014.

 

Neni 7/1/i

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve

Menjehere pas mberritjes ne institucion dhe protokollimi ne zyren e protokollit te Kryeministrise

Ne faqen zyrtare ne nen/menune "Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve" por edhe ne linket ne kolonen 3 te programit te transparences

Koordinatori;

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore

Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.

 

Neni 7/1/k

Trego fytyren e korrupsionit

Portali www.stopkorrupsionit.al

Ne kohe reale perditesohet website per denoncimin e korrupsionit (cdo dite)

Ne faqen zyrtare ne nen/menune "Trego fytyren e korrupsionit" por edhe ne linket ne kolonen 3 te programit te transparences

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore

Informacione të tjera  të dobishme

Neni 7/1/l

Raporte statistikore te portalit unik te denoncimit te korrupsionit

Buletine informative mbi reformen administrative-territoriale

Twinning Project

 

 

Pas miratimit te dokumenteve nga Ministri

 

 

 

Ne faqen zyrtare ne nen/menune "Portali antikorrupsion" dhe "Buletine online", "Legjislacioni" por edhe ne linket ne kolonen 3 te programit te transparences

Koordinatori;

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore

 

V. PUBLIKIMI

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.ceshtjetvendore.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

 

VI. MONITORIMI

Komisioneri për të Drejtën e  Informimit dhe Mbrojtjen e  të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.

 

 

Dokumentet e bashkangjitur